Presidenti rus Vladimir Putin i dhuroi homologes së tij kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç me një buqetë me lule përpara takimit të tyre në Kremlin.
Ndërsa Grabar-Kitaroviç ia ktheu favorin duke i dhuruar një fanellë të Kroacisë, Putinit.
Fanella e futbollit me ngjyrë të kuqe e të bardhë, ka të stampuar numrin 9 dhe emrin e Putin.
“Kjo është për ndeshjen e sotme,”- iu shpreh presidentja kroate.
“Para së gjithash do të doja t’ju përgëzoja për performancën e suksesshme të ekipit në Kupën Botërore Unë jam i sigurt se do të shohim një lojë interesante,”-tha Putin duke iu referuar finales midis Kroacisë dhe Francës, e cila u zhvillua të dielën në stadiumin Luzhniki në Moskë.