Protestat e qytetarëve në Bjellorusi nuk kanë ndaluar pas zgjedhjeve që konsiderohen të manipuluara në Bjellorusi të cila ti fitoi presidenti Alexandar Lukashenko, i cili ka kërkuar ndihmën e Putin për të shuar pakënaqësitë dhe thirrjet e dorëheqjes. Putin kritikoi europianët, e në veçanti presidenti francez Macron të cilit i tha se është e papranueshme ‘ndërhyrja’ në çështjet e brendshme të Bjellorusisë.
Siç kishte transmetuar shërbimi për media i Kremlinit, Putin raportohet t’i ketë thënë Macron po ashtu se është e pa pranueshëm presioni ndaj liderit të atij shteti.
Putin e Macron në bisedën telefonike kanë shprehur që është me interes që të zgjidhet shpejt situata në Bjellorusi, sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass.
Raportohet se gjithashtu të dy liderët kanë biseduar edhe për situatën në Libi dhe janë pajtuar se do të shkëmbejnë mendimet e tyre për çështjet në atë shtet afrikan.