Putin: Mos e përkeqësoni situatën duke i vendosur Rusisë më shumë sanksione

Prishtinë | 04 Mar 2022 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka paralajmëruar ata që sipas tij, po kundërshtojnë veprimet e Rusisë në Ukrainë, të mos e “përkeqësojnë më shumë situatën” duke vendosur sanksione.

“Unë mendoj se të gjithë duhet të mendojnë se si të bashkëpunojnë normalisht dhe të zhvillojnë marrëdhëniet normalisht,” ka thënë ai, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

“Ne nuk kemi qëllime të këqija ndaj fqinjëve tanë”, ka thënë ai.

Ai tha se Qeveria e tij nuk e sheh të nevojshme që fqinjët e saj të ndërmarrin veprime të mëtejshme që “do t’i përkeqësojnë marrëdhëniet tona”.

Të ngjashme