Putin: Ne duam të shpëtojmë njerëzit në territoret e pushtuara në Ukrainë

Prishtinë | 27 Sht 2022 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Rusia dëshiron t’i shpëtojë njerëzit në katër territore të pushtuara në Ukrainë, në ditën e fundit kur është duke u mbajtur referendumi për këto qytete.

Prej disa ditësh në zonat e pushtuara të Ukrainës po zhvillohen referendume të diskredituara.

“Shpëtimi i njerëzve në territoret ku po zhvillohet ky referendum është fokusi i vëmendjes së të gjithë shoqërisë sonë dhe i të gjithë vendit,” tha Putin gjatë një takimi televiziv me zyrtarët.

Putini ka të ngjarë të shpallë aneksimin zyrtar të rajoneve të pushtuara të Ukrainës në Rusi brenda disa ditësh, tha sot në mëngjes ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, shkruan BBC.

Të ngjashme