Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se ai synon të përgjysmojë varfërinë në vend brenda gjashtë viteve të ardhshme, transmeton Klan Kosova.
Këtë Putin e ka thënë teksa ka paraqitur politikat e tij kryesore për mandatin e tij të katërt presidencial ku iu drejtua me një fjalim kombit.
“Çdo person ka rëndësi për ne”, tha ai, duke shtuar se dëshiron të rrisë punësimin dhe jetëgjatësinë.
Ai tha se në vitin 2000 ishin 42 milion njerëz që jetojnë nën minimunin e jetesës; sot është 20 milionë, por kjo shifër akoma ka nevojë të ulet, citon fjalën e presidentit rus.
Ndryshe nga ky zotim, një agjenci ruse e lajmeve raporton se Kremlini po shqyrton tërheqjen nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, duke pasur parasysh numrin e vendimeve që janë kundër tij.
Në muajin dhjetor të vitit 2015, Rusia miratoi një ligj duke lejuar gjykatën kushtetuese të vendit të anulojë vendimet e Gjykatës Europiane në Strasburg.
Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të zhvillohen më 18 mars.