Presidenti Vladimir Putin ka ripërsëritur sërish qëndrimin e tij kategorik kundër martesave homoseksuale.
Putin e bëri të qartë se nuk do të lejojë që nocioni tradicional i nënës dhe babait të zëvendësohen nga ato që ai i quante “prindi numër 1” dhe “prindi numër 2”.
“Sa i përket ‘prindit numër 1’ dhe ‘prindit numër 2’, unë kam folur tashmë publikisht për këtë dhe do ta përsëris përsëri: për sa kohë që unë jam president kjo nuk do të ndodhë. Do të ketë baba dhe mama,” tha Putin.
Gjatë dy dekadave të tij në pushtet, Putini është përafruar ngushtë me Kishën Ortodokse dhe ka kërkuar të distancojë Rusinë nga vlerat liberale perëndimore, përfshirë qëndrimet ndaj homoseksualizmit dhe rrjedhshmërisë gjinore.
Ai bëri komentet ndërsa takoi një komision shtetëror për të diskutuar ndryshimet në kushtetutën e Rusisë./GE