Presidenti rus Vladimir Putin të enjten përdori fjalën “luftë” për t’iu referuar konfliktit në Ukrainë, hera e parë që ai ka përdorur këtë term ndryshe nga përshkrimi i tij i hartuar me kujdes gjatë kësaj kohe duke quajtur pushtimin si një “operacion special ushtarak”, 10 muaj pasi filloi.
“Qëllimi ynë të ndryshojmë rrjedhën e konfliktit ushtarak, por, përkundrazi, t’i japim fund kësaj lufte”, tha Putin në një konferencë në Moskë, pasi mori në një takim të Këshillit të Shtetit mbi politikën rinore. “Ne kemi qenë dhe do të vazhdojmë të përpiqemi për këtë”.
Kritikët e Putinit thonë se përdorimi i fjalës “luftë” për të përshkruar konfliktin e Ukrainës ka qenë efektivisht i paligjshëm në Rusi që nga marsi, kur udhëheqësi rus nënshkroi një ligj censurimi që e bën krim shpërndarjen e informacionit “të rremë” rreth pushtimit, me një dënim deri në 15 vjet burg për këdo që dënohet.
Kështu që përdorimi i këtij termi nga Putin nuk kaloi pa u vënë re.
⚡️ Putin called the "special operation" a war for the first time since the invasion began.
— NEXTA (@nexta_tv) December 22, 2022
The Investigative Committee take note. Apparently we have a new candidate for an article about "fakes" about the Russian army. pic.twitter.com/l00iATjD1d
Nikita Yuferev, një ligjvënës komunal nga Shën Petersburg, i cili u largua nga Rusia për shkak të qëndrimit të tij kundër luftës, tha të enjten se ai iu kishte kërkuar autoriteteve ruse të ndjekin penalisht Putinin për “përhapjen e informacionit të rremë për ushtrinë”.
“Nuk kishte asnjë dekret për t’i dhënë fund operacionit special ushtarak, nuk u shpall luftë”, shkroi Yuferev në Twitter. “Disa mijëra njerëz tashmë janë dënuar për fjalë të tilla për luftën.”
Një zyrtari amerikan i tha CNN-it se vlerësimi i tyre fillestar ishte se komenti i Putinit nuk ishte i qëllimshëm dhe me gjasë ishte rrëshqitje. Sidoqoftë, zyrtarët do të vëzhgojnë nga afër për të parë se çfarë thonë figurat brenda Kremlinit për këtë në ditët në vijim.