Presidenti rus, Vladimir Putin planifikon që javën tjetër të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe emirin e Katarit, nëse ky i fundit udhëton drejt Moskës për të shikuar ndeshjen në Kampionatin e futbollit për Kupën e Botës, ka njoftuar të mërkurën Kremlini.
Rusia është nikoqire e këtij Kampionati, që përfundon më 15 korrik.
“Takimet janë planifikuar dhe do të zhvillohen nëse mysafirët realizojnë udhëtimet e tyre në ndeshjet e Kupës së Botës”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, para gazetarëve.
Zyra e Netanyahut ka njoftuar të martën se lideri izraelit do të takojë Putinin në Moskë më 11 korrik.
Ndeshja finale e këtij Kampionati zhvillohet më 15 korrik në Stadiumin Luzhniki në Moskë.