Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se kundërofensiva e Ukrainës “ka dështuar” teksa priti liderin bjellorus Alexander Lukashenko për bisedime në Shën Petersburg.
Sipas agjencive ruse të lajmeve, Lukashenko tha: “Nuk ka kundërsulm”.
Presidenti rus thuhet se është përgjigjur: “Ekziston, por ka dështuar”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Ukraina filloi kundërsulmin e saj të shumëpritur muajin e kaluar, por deri më tani ka bërë vetëm fitore të vogla kundër forcave ruse që kontrollojnë më shumë se një të gjashtën e territorit të saj.
Gjenerali amerikan Mark Milley tha të martën se aksioni ukrainas ishte “larg nga një dështim”, por do të ishte i gjatë, i vështirë dhe i përgjakshëm.
Polonia po lëviz trupa shtesë drejt kufirit me Bjellorusinë në përgjigje të mbërritjes së forcave Wagner që u zhvendosën atje pas një rebelimi në Rusi muajin e kaluar.