Putin: Rusia dëshiron raporte të mira me Emiratet Arabe

Prishtinë | 20 Pri 2017 | 17:21 | Nga

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u takua sot në Moskë me Princin e Abu Dhabi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, raporton Anadolu Agency (AA).

Putin me Nahyan, i cili është edhe zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, ka diskutuar për bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe luftën kundër terrorizmit.

Putin në fillim të takimit në Kremlin, i cili ishte i hapur për mediat, ka thënë se Rusia i kushton rëndësi të madhe thellimit të marrëdhënieve me EBA-të.

“Kemi arritur të përmirësojmë shkëmbimin tonë tregtar, e cila në vitet e fundit është zhvilluar në drejtim negativ. Kjo me siguri do të merret në konsideratë dhe do të flasim për planet tona për të ardhmen”, ka thënë Putin.

Nahyan ka thënë se gjatë takimit do të diskutojnë marrëdhëniet e ndërsjella dhe situatën në Lindjen e Mesme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme