Shteti Islamik në Siri ka humbur plotësisht, ka thënë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Megjithatë, ai ka paralajmëruar se sulmet e tyre shkatërruese mund të sulmojnë shtetet anembanë globit, shtoi ai.
“Pavarësisht humbjes ushtarake, ky grup terrorist ruan potencialin shkatërrues, ata mund të ndryshojnë taktikat dhe të nisin sulme në rajone të ndryshme të botës”, tha Putin.
Grupet tjera ekstremiste gjithashtu janë një rrezik i madh për botën, thuhet sipas liderit rus.
Putin theksoi se tani është e nevojshme të mendojmë për format e reja të “bashkëpunimit shumëpalësh”.
Kjo do t’u lejojë partive “të konsolidojnë suksesin” e arritur në luftën kundër terrorizmit dhe “për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij kërcënimi”.
Kampanja ajrore ruse e mbështetur nga forcat qeveritare siriane ka zgjatur mes shtatorit të vitit 2015 deri në dhjetorin e 2017-s.
Gjatë kësaj kohe, rreth 60, 000 militantë janë vrarë, njoftohet sipas Ministrisë Mbrojtëse të Rusisë.