Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar sot dekretin e vazhdimit të ndalimit të importimit të ushqimeve nga Bashkimi Evropian.
Më këtë shtyrje ushqimet nga Evropa nuk do të importohen në Rusi deri më 2020, thuhet në të dhënat qeveritare ruse, transmeton Klan Kosova.
Rusia ka vënë embargo për një gamë të gjerë të importeve nga BE dhe vende të tjera në vitin 2014 si kundërveprim ndaj sanksioneve ndërkombëtare të vëna ndaj Moskës për rolin e saj në krizën në Ukrainë.