Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të “heqë Ukrainën nga harta e kombeve”, tha të premten ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian.
Në përgjigje, ministri i tha radiostacionit France Inter se sanksionet evropiane të shpallura në 24 orët e fundit janë krijuar për të “asfiksuar funksionimin e Rusisë, për të mbytur funksionimin e Rusisë”.
Putin, tha Le Drian, “zgjodhi një ofensivë masive – ai ka vendosur të heqë Ukrainën nga harta e kombeve”.
Ministri tha se sanksionet franceze kundër Rusisë që ende nuk janë shpallur nga presidenti Emmanuel Macron “do të jenë drastike dhe të forta – që do të thotë ngrirja e mjeteve të tyre, ngrirja e librave të çeqeve të tyre, që do të thotë se nuk mund të kenë më aktivitete ekonomike në Francë. ”
I pyetur pse kufizimet në aksesin e Rusisë në sistemin bankar SWIFT nuk ishin përfshirë në sanksione deri më tani, Le Drian tha, “sepse duhej të shkonim shpejt”.
“Nuk ka tabu” për sanksionet, shtoi ai, “do të ketë sanksione të tjera”.
Ministri tha se liderët evropianë kishin marrë kërkesa ukrainase për ndihmë ushtarake, financiare dhe humanitare, të cilat ai tha se po i ndiqnin.
“Ata kanë kërkuar një listë të tërë të pajisjeve [ushtarake] që ne po studiojmë,” tha ai.