Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e sulmoi verbalisht Sergei Skripalin, ish-oficer i inteligjencës ruse, i cili, së bashku me vajzën e tij, Yulia, u sulmuan me agjent nervor në qytetin Sallsbëri të Anglisë.
Autoritetet britanike e akuzuan Moskën për sulmin me Noviçok, në mars të këtij viti.
Putin, duke folur të mërkurën në një forum të energjisë në Moskë, e quajti Skripalin “tradhtar” dhe “bastard”.
“Ai është spiun. Tradhtar i vendit të tij. Tradhtar i atdheut. Ai është bastard, kjo është e tëra”, tha Putin.
Ai shtoi se helmimi i Skripalit dhe vajzës së tij është “një tjetër skandal spiunësh që është fryrë në mënyrë artificiale”.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka akuzuar shtetasit rusë, Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, për sulmin me agjent nervor.
Ajo ka thënë se ata janë oficerë të fshehtë të agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse, të njohur si GRU.
Rusia i ka mohuar akuzat, ndërsa Putin ka thënë se të dyshuarit janë civilë.
Rasti ka shkaktuar edhe krizë diplomatike midis dy vendeve.