Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mban sot sesionin e përvitshëm televiziv me pyetje-përgjigje.
Putin do të marrë pyetje nga qytetarët rusë në programin Linja Direkte, i cili transmetohet nga të gjitha televizionit shtetërore ruse.
Putin e shfrytëzon këtë sesion për të ndrequr imazhin e tij, për të dërguar sinjale jashtë vendit dhe për të dhënë shenja për planet e ardhshme.
Sesioni i këtij viti vjen në kohën e tensioneve sociale në Rusi. Vetëm pak ditë më parë, policia ruse arrestoi mbi 1,500 veta në protestat anti-korrupsion.
Në skenën ndërkombëtare, marrëdhëniet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara janë të tendosura, pasi Uashingtoni akuzon Moskën për ndërhyrje në zgjedhjet në ShBA, më 2016.