Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar qeverinë që të bëjë hapa para në përpjekjet e saj drejt një vaksinimi masiv në Rusi nga java e ardhshme.
Rusia ka nisur një program vaksinimi të shkallës së gjerë kundër COVID-19, sipas thirrjes së Putin, por që nuk është bërë e qartë se sa është numri i personave të vaksinuar, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
“Ju kërkoj që të përgatitni infrastrukturën e nevojshme. Faleminderit Zotit, vaksina jonë nuk kërkon kushte të veçanta për transportim, prej -50 apo – 70 gradë Celsius. Gjithçka është më e thjeshtë dhe më të përshtatshme për ne”, ka thënë Putin këtë të mërkurë.
“Ju thërras që të nisë vaksinimi masiv për gjithë popullsinë nga java e ardhshme dhe ta krijojnë një orar të përshtatshëm, sikur që bëjmë për sëmundje të tjera, për shembull, gripi sezonal”.