Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se ai ishte i befasuar nga dhurata e homologut rus Vladimir Putin – që ishte pushka e Milan Obrenoviq.
“Unë kam marrë diçka, deri më tani, duke mos llogaritur çmimet, dekoratat që kam marrë, të preferuarat e mia – pushka origjinale e Milan Obrenoviqit që Rusia e bleu në një ankand ndërkombëtar këtë vit dhe ishte dëshira e Putinit që të ma dhuronte”.
Kryetari i Serbisë e ka falënderuar atë të Rusisë për dhurimin e pushkës së Milan Obrenoviqit që ishte mbret i Serbisë nga periudha 1872.-1889.
“Pushka e mbretit Milan Obrenoviq, dhurata e Presidentit Putin. Nderim i jashtëzakonshëm, faleminderit shumë”, ka shkruar Vuçiq në Twitter, transmeton Klan Kosova.