Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është i gatshëm të takojë homologun amerikan, Donald Trump, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Larvov, në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti.
Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar aleaten e Rusisë, Sirinë, javën e kaluar, nën akuzat se ushtria siriane ka kryer sulm kimik kundër civilëve, në qytetin Duma, më 7 prill.
Trump, i cili e ka ftuar Putinin për vizitë në Uashington, ka paralajmëruar drejtpërdrejt Rusinë të bëhet gati për sulmet e SHBA-së në Siri, transmeton rel.
“Trump ka shprehur vazhdimisht dëshirë për t’i zgjidhur çështjet me Rusinë, për të pasur marrëdhënie të mira me Rusinë”, tha Lavrov.
“Kjo është më mirë sesa të mos ketë marrëdhënie të mira. Vetëm një idiot do të mendonte ndryshe”, tha Lavrov.
Marrëdhëniet midis dy fuqive kanë qenë veçanërisht të tensionuara javëve të fundit, pasi Britania ka fajësuar Rusinë për sulm kimik ndaj një ish-spiuni rus, në qytetin Sallsbëri të Anglisë.