Kryetari i Rusisë Vladimir Putin shkon për vizitë në Serbi më 17 janar të vitit që vjen, ka përlajmëruar kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Siç shkruan gazeta e Beogradit “blic”, sa më shumë që po afrohet zgjidhja e problemit të Kosovës (sikur Kosova të mos e jetë e pavarur dhe e njohur nga më shumë se 100 shtete), dy fuqitë më të mëdha, Rusia e SHBA-ja po luftojnë për dominim në këto hapësira.
Pas letrës së presidentit amerikan Donald Trump me të cilën ai ka ftuar për arritje të kompromisit historik Vuçiqin e Thaçin, presidenti rus nuk po humb kohë, thotë gazeta, transmeton Koha.net.
Në fakt vizita e Putinit në Beograd ishte paraparë të zhvillohej gjatë nëntorit, por ajo ishte shtyrë.
Media e Beogradit njofton se në qendër të bisedimeve Vuçiq – Putin do të jetë Kosova dhe iniciativa më e Donald Trumpit lidhur me të.
Ajo brengoset që në shtypin e Moskës kohëve të fundit ka pasur shumë shkrime kritikuese “për lidhjet e afërta të Vuçiqit me Perëndimin e sidomos me Gjermaninë”.
Vuçiq gjatë javës së shkuar e kishte falënderuar Putin për “përkrahjen e jashtëzakonshme të Serbisë në luftën e saj kundër pavarësisë së Kosovës”.