Putini shpall gjendje emergjente pas rrjedhjes së mbi 20 mijë tonë naftë

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur gjendje emergjente në qytetin Norilsk në Siberi, pasi 20 mijë tonë naftë kanë rrjedhur në lumin në afërsi nga një stacion i energjisë, shkruan CNN.

Një grup i mbrojtjes së ambientit e ka përshkruar këtë dëm si katastrofal, dhe koncentrimi i kontaminimit në ujërat fqinj ka tejkaluar nivelet e lejuara mbi dhjetëramijëra herë, është njoftuar nga agjencia ruse e ambientalizmit Rosprirodnadzor.

Punëtorët në stacionin e energjisë kishin tentuar të mbanin nën kontroll rrjedhjen vet dhe nuk kishin raportuar incidentin për afro dy ditë, ka thënë kreu i Ministrisë së Emergjencës, Evgeny Zinichev, të mërkurën gjatë një takimi të udhëhequr nga Putini.

“A do të mësojmë tash për emergjencat në rrjete sociale? A je mirë aty?” – ka thënë Putin, duke iu drejtuar kryebashkiakut të Krasnoyarskut, Alexander Uss dhe menaxhuesve të Kompanisë Energjetike Norilsk-Taimyr.

Komiteti i Hetimit ka njoftuar se është hapur një hetim penal në lidhje me 20 mijë tonë naftë që është derdhur në lumin Norilsk.

Të ngjashme