Autoritetet ruse kanë njoftuar se aksesi në Facebook do të kufizohet pjesërisht pasi rrjeti i mediave sociale ndaloi llogaritë e disa mediave të mbështetura nga Kremlini për pushtimin e Ukrainës nga Moska.
Mbikëqyrësi shtetëror rus i komunikimit Roskomnadzor tha se kishte kërkuar që Facebook të hiqte ndalimet që kishte vendosur të enjten ndaj agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti, kanalin televiziv shtetëror Zvezda dhe faqet e lajmeve pro-Kremlinit Lenta.Ru dhe Gazeta.Ru. Agjencia tha se Facebook nuk po i rikthen organet mediatike, raporton Al Jazeera, përcjell lajmi.net.
Roskomnadzor e pa vendimin si formë “për të mbrojtur mediat ruse”.
Sipas mbikëqyrësit shtetëror të komunikimit, Ministria e Jashtme e Rusisë dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm e cilësuan Facebook-un “bashkëpunëtor në shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe të të drejtave dhe lirive të shtetasve rusë”.
Nuk sqaroi se çfarë saktësisht do të thotë lëvizja.