Ka kohë që këngëtaret shqiptare, Nora Istrefi dhe Tuna Sejdiu, nuk flasin me njëra-tjetrën.
Dikur mikesha shumë të mira e më pas edhe kunata, ato kanë qenë ndër emrat më të komentuar në faqet rozë sa i përket raportit të tyre.
Megjithëse nuk është dhënë asnjëherë ndonjë arsye, artistet kanë bërë shpesh që të spekulohet.
E së fundmi Nora e ftuar në emisionin “Më lër të flas” ka treguar se a është pajtuar me artisten nga Shkupi.
“Nuk jemi zënë ndonjëherë. Nuk jam dëgjuar moti me Tunën, nuk e di ku është. Uroj të jetë mirë”, tha ajo.
Nora Istrefi dhe Tuna Sejdiu
Krijuesja e hitit “Krejt mu kanë përzi” ka vite që është zhvendosur në Shkup për të jetuar, që pas ndarjes nga muzikanti Patris Berisha.Reklama
Me këtë të fundit ndan fëmijët, djemtë: Tianin dhe Zenin.
Nora Istrefi dhe Tuna Sejdiu