Shumë kohë përpara internetit, e mësonin se si të bënim gjërat në shkollë ose nga këshillat e prindërve.
Tani që të gjithë janë të lidhur me rrjetin botëror 24 orë në ditë, ne nuk kemi nevojë të komunikojmë me njerëzit e tjerë.
Kjo përfshin konsultimin e rrjetit për pyetjet më të thjeshta.
Megjithatë, duket se tani Google ka përgjigje për gjithçka dhe motori i kërkimit së fundmi ka nxjerrë një listë të pyetjeve më të shpeshta “si të…” që i bëhen dhe që u ofron përgjigje.
Që nga viti 2004 kërkimet e bazuara në “si të …” janë rritur me më shumë se 140 për qind dhe zakonisht përfshijnë njerëz që kërkojnë të rregullojnë sendet shtëpiake si makina larëse, tualete dhe llamba.
Kjo duket mjaft logjike, sidomos nëse dikush nuk dëshiron të paguajë për një usta.
Megjithatë kërkimet më të gjera nga e gjithë bota tregojnë në mënyrë të përsosur naivitetin e bukur të racës njerëzore.
Ja lista e Google:
1. Si të lidh një kravatë?
2. Si të puthësh?
3. Si të mbetesh shtatzënë?
4. Si të humbas peshë?
5. Si të vizatosh?
6. Si të fitosh para?
7. Si të bësh pallaçinka?
8. Si të shkruash një letër rezyme?
9. Si të ngresh dolli në frëngjisht?
10. Si të humbësh dhjamin e barkut?