Për 32 ankesat e paraqitura në ditën e zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa duhet të vendosë deri sot në orën 19:00.
Mulë Desku, kryetar i Serkretariatit të PZAP-it tregoi se sa ankesa gjithsej ka pranuar ky institucion gjatë fushatës, heshtjes zgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve.
“Nga subjektet politike, kandidatët, OJQ-të janë paraqitur gjithsej 301 ankesa dhe 18 apele. Gjithsej 319 ankesa dhe apele. Fushatë zgjedhore 191 ankesa, thyerje e heshtjes zgjedhore 88 ankesa, ditën e zgjedhjeve 32 ankesa”, tha Desku për KALLXO.com duke shtuar se apelet janë të paraqitura ndaj vendimeve te KQZ-së.