Qaforja prej diamanti që kushton rreth 150 mijë dollarë e Offset duket se është kthyer aty ku e ka vendin, rreth qafës së tij.
Policia e New York ka bërë të ditur se kishin nisur një hetim në kërkim të qafores, që ishte marrë nga Offset natën e Met Gala. Sipas policisë qaforja është kthyer tek pronari i saj, madje ai ka postuar një video me të.
Megjithatë askush deri më tani nuk është arrestuar apo identifikuar si i dyshuar, dhe policia nuk është në dijeni se si i është kthyer qaforja Offset.