Qalaj: Gjendja në veri është tensionuar për shkak të zgjedhjeve

Prishtinë | 24 Pri 2019 | 12:06 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zgjedhjet që do të mbahen në veri të vendit, kanë ndikuar në tensionim të situatës në këtë pjesë, raporton Ekonomia Online.

“Situata në veri kemi situatë stabile edhe pse e tensionuar bukur shumë pas këtyre zgjedhjeve në Mitrovicë. Edhe sa i përket qytetareve në veri janë mjaftë të tensionuar se edhe nuk kanë shërbime të duhura të mundshme”, tha Qalaj.

Ai ka paralajmëruar ndryshime që do të ndodhin në disa stacione policore në atë pjesë.

“Policia dhe politika janë krejt të ndryshme në duhet te fokusohemi vetën në çështje policore. Çështja e implikimeve qe ka Brukseli është politike dhe jo gjithherë. Shumë shpejtë ta kemi edhe prokurorinë e shtetit dhe mos te lejojmë që njerëzit të jenë te shqetësuar dhe t’ju garantojmë kushte. Por gjendja në veri është gjendje e tensionuar”, tha Qalaj, raporton EO.

Këto komente, Qalaj i bëri gjatë raportimit në Komisionin për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe për kthim, në të cilin raportoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

Qalaj shtoi se nga periudha janar deri në mars të këtij viti, janë evidentuar katër raste të krimeve ndëretnike. Sa i përket atyre të trashëgimisë kulturore, në këtë tre mujorë janë 25 raste.

“Tri raste i kemi të komunitetit serb, tri të komunitet shqiptar, raste tjera janë komunitete tjera nuk qëndrojnë dhunë ndëretnike. Periudha janar- mars kemi pas  4 raste të krimeve ndëretnike. Dy raste të zbuluara ndërsa dy ende në hetime. Në rastet  kundër trashëgimisë kulturore periudhën  e vitit 2018 kemi pasur 87 raste. Në këtë tre mujor kemi 25 raste dhe mund të themi se kemi 6 raste që janë kundër objekteve fetare, 3 raste kundër kishave ortodokse. Raste kemi por tek ne krahasuar me rajon këto raste tek ne janë në rënie e sipër”, tha Qalaj.

Kreu i Policisë së Kosovës shtoi se këto raste janë në rënie e sipër. Sipas tij, nuk mund të thuhet se viktimat potenciale janë vetëm të një komuniteti.

“Nëse i referohemi krimeve ndër etnike mund te themi se kemi fokus të veçantë që të kontribuoj. Lirisht mund të them se këto raste janë në rënie e sipër dhe çështja e definimit të rasteve të krimeve ndëretnike janë të specifikuar. Në vitin 2018 kemi pasur 10 raste. Të cilësuara nga këto raste, 9 raste janë zbuluar 100 për qind .Të dyshimtë janë pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme në Kosovë dhe nuk mund të themi se viktima potenciale është vetëm një komunitet”, tha ai.

Rastet e përgjithshme të krimeve sipas drejtorit të Policisë, kanë shënuar rënie. Ai tha se janë shënuar shtatë raste të vrasjeve, për të cilat, Policia ka arritur t’i zbulojë.

Qalaj tha se numri i vjedhjeve ka shënuar rënie, por ka ngritje të aksidenteve fatale me rreth 40 për qind.

“Në periudhën  tre mujore janë hapur mbi 9 mijë raste, krahasuar me vitin e kaluar ka një rënie. Kemi raste që kanë me një apo dy raste penale . Kemi pasur shtatë raste të vrasjes dhe të gjitha ato vrasje janë zbuluar dhe numri i vjedhjeve ka shënuar rënie. Numri i vjedhjeve të renda ka shënuar rënie po ashtu 19.4 për qind më pak. Në fushën e aksidenteve të trafikut, aksidente fatale i kemi 20, kemi ngritje prej mbi 40 për qind më shumë se vitin e kaluar. Kemi bërë numër te madh të konfiskimeve të narkotikëve i kemi pasur 1091 raste, ndërsa janë shkatërruar 15 grupe kriminale”, tha Qalaj.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, pohoi se ka rënie të aksidenteve të përgjithshme, por ngritje të atyre fatale.

Sipas Mustafës, janë arrestuar 107 persona për grabitje të armatosur për vitin  2018.

“Krahasuar me tre mujorin  e vitit të kaluar është zvogëluar numri i aksidenteve me lëndime trupore, por është rritur numri me fatalitet grabitje me armë. Kemi pasur sa i takon veprimeve të ndërmarra për arrestime kemi 107 persona për grabitje të armatosura për vitin 2018.  23 për vitin 2019 incidente të mundshme ndëretnike janë hapur në bazë të kodit penal në vitin 2018 janë evidentuar 87 raste, ku përfshirë vjedhje të renda gjetje e mjeteve të pashpërthyera ndaj trashëgimisë fetare. Për vitin 2019 janë raportuar 25 raste. Sa i takon rasteve me motive të mundshme me motive ndëretnike janë raportuar 10 raste”, tha Mustafa.  

Mustafa tha se ministria që drejton është përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe zbatimit të  ligjit,  për të pasur një ambient të sigurt për te gjithë qytetarët. Sipas tij, MPB-ja kujdeset për ruajtjen e sigurisë për të gjitha komunitetet.

“Në fushën e kontrollit dhe masave zbatuese MPB punon që pjesëtarët e komuniteteve të trajtohen në mënyrë të barabarte për te ofruar ndjenjë e sigurisë së komuniteteve është me rëndësi edhe përfaqësimi i komuniteteve”, tha Mustafa.  

Të ngjashme