Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta miratojë rezolutën e propozuar nga ta për përmirësimin e kushteve në Policinë.
Përmes kësaj rezolute, PDK-ja kërkon që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit, raporton Ekonomia Online.
Sipas kësaj rezolute kërkohet që policisë t’u kthehen shtesat, të bëhen me sigurim shëndetësor dhe të mundësohet dalja e tyre në pensionim të parakohshëm.
Ai ka përmendur aksionin e 24 shtatorit dhe suksesin e policëve në përballje me terroristët serbë. Ndaj sipas fjalët që janë thënë për këtë suksese, duhet të kthehen në vepra.
“Si është e mundur që këta polic t’i ndihmojnë komunitetit kur ata vet kanë nevojë për sigurime shëndetësore. Kam kërkuar nga Policia e Kosovës statistika të moshës së policëve, dhe janë: nga mosha 55-56 janë 1 166 policë, nga mosha 58-65 janë 1 067 policë, nga mosha 60-65 janë 703 policë. Së bashku duhet të flasim me policët e Kosovës, me menaxhmentin dhe qeverinë dhe të konstatojmë se cilat janë nevojat e tyre. Është shumë e nevojshme që të kemi policë më të rinj në moshë. Sa më e re mosha në polici aq më të përgatitur do të jenë sikur rasti i sulmit terrorist në Basnjkë”.