Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se Qeveria Kurti s’ka plan dhe vizion për sigurinë kombëtare.
Ai këtë deklaratë e bëri në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për sigurinë nacionale, raporton Ekonomia Online.
“Qyteti sot po armatoset. Serbia mbështet Rusinë. Serbia sfidon shtetin e Kosovës dhe planifikon të kryejë atentate edhe në vende evropiane. Shteti serb në mënyrë të hapur kërcënon Kosovën. Kosova dhe qytetarët kanë nevojë për Qeveri që u’a jep sigurinë. PDK-ja ka vlerësuar se kjo Qeveri nuk ka plan për sigurinë kombëtare. Në mungesë të planit dhe vizionit lufta në Ukrainë dëshmoi se sa e papërgatitur është kjo qeveri. Ushtria kërkon qasje serioze për financimin e saj”, tha ai.
“Sot nuk kemi njohuri për statusin e këtij fondi ku Qeveria e mban të mbyllur. Kjo Qeveri dëshmon paaftësinë e saj. Prandaj, kryeministri Kurti duhet të vijë të raportojë sa i përket fondit për ushtri”.