Në Qendrën ditore të HANDIKOS-it sot u mbajt seanca e radhës me përfituesit e shërbimeve sociale, që realizohet në kuadër të projektit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Temë diskutimi, e ngritur nga asistentja, Latife Neziri ishte ‘Planifikimi i aktiviteteve për vitin e ardhshëm’.
Anëtarët e HANDIKOS-it shpalosën kërkesat dhe shqetësimet e tyre për integrimin më të lehtë në shoqëri.
Qasja e punësimit nëpër institucione dhe kushtet infrastrukturale vazhdojnë të mbesin pengesë e personave me aftësi të kufizuara.
Ata, gjatë seancës kërkuan që t’ju sigurohen trajnime për tregun e punës, të kenë mundësi për kryerje të praktikave të punës nëpër ndërmarrje të ndryshme, si dhe të realizojnë aktivitete sociale (vizita nëpër vendet fqinje, vizita nëpër muzetë e Kosovës etj).
Prezentë në këtë diskutim ishin edhe disa studentë të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës – dega Shkenca Sociale.