Mbështetje për çiftet e reja, ka premtuar Lumir Abdixhiku nga tubimi në Viti, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se kjo do të bëhet që jeta mos të nisë me ankth financiar.
“Mbështetja vazhdon edhe për çiftet e reja, me mbulim të interesit për banesën e parë, që jeta të mos nisë me ankth financiar. Këto politika e mbajnë fuqinë punëtore në Kosovë”, ka deklaruar Abdxhiku.
Tutje ai foli edhe për ciklin e jetës, siç e kanë quajtur në programin qeverisës të tyre, ku do të mbështesin financiarisht fëmijë që nga lindja, e deri në moshën 21 vjeçare, deri tek punësimi.

