Një kërkesë për debat parlamentar për gjendjen në arsimin parauniversitar ka mbetur tash e 3 muaj pa u futur në rend dite nga Kryesia e Kuvendit.
Kërkesën e ka dorëzuar Lëvizja Vetëvendosje më 13 shkurt të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.
Deputetë të Vetëvendosjes dhe anëtarë të komisionit parlamentar për arsim thonë se është e paarsyeshme kjo vonesë, pasi, sipas tyre, gjendja në arsim është kaotike. Ata po kërkojnë që debati të mbahet më së largu javën e ardhshme.
Mirëpo, në Kuvendin e Kosovës kanë thënë se është çështje e Kryesisë së Kuvendit se kur e fut në rend dite një pikë të caktuar duke mos dhënë më shumë detaje.
Në kërkesën për debat, të cilën e posedon gazeta, thuhet se aktualisht brenda Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (BASHK)mbizotëron kaosi dhe se Administrata e saj është në ç’organizim të plotë.