Që tri ditë pa ujë në Gjykatën Themelore të Prishtinës: Paralajmërohet ndërprerja e punës

Prishtinë | 19 Tet 2023 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Punës ka paralajmëruar ndërprerjen totale të punës.

Kjo për shkak se që tri ditë ka pasur mungesë të ujit në objektin e gjykatës.

Gjykata ka kërkuar reagim nga Ministria e Brendshme.

Njoftimi:

Reagim lidhur me mungesën e ujit në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 19 tetor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë prej tri ditë radhazi është duke u përballë me mungesë të ujit.

Kjo gjendje ka vështirësuar dhe rënduar gjendjen higjienike në objektet e Pallatit Drejtësisë po ashtu vë në rrezik shëndetin e gjyqtarëve, stafit administrativ, të cilët pavarësisht kësaj gjendje të rëndë e cila është duke mbizotëruar në tërë objektin e gjykatës, të njëjtit janë duke vazhduar të punojnë.

Përmes këtij reagimi, Gjykata Themelore e Prishtinës kërkon nga autoritetet kompetente si Kompania e Ujësjellësit Regjional KUR Prishtina dhe Ministria e Punëve të Brendshme – Divizioni për Menaxhimin e Ndërtesave, që të angazhohen në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe të marrin masa të menjëhershme për të furnizuar me ujë objektin e kësaj gjykate, në të kundërtën do të shqyrtohet seriozisht mundësia e ndërprerjes së punës, me qëllim të parandalimit të përhapjes së ndonjë epidemie eventuale.

Të ngjashme