Qehaja: Serbia synon ta shfrytëzojë “mësymjen” e Rusisë në Ukrainë për të bërë në veri të Kosovës

Prishtinë | 24 Shk 2022 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Ushtaraku dhe njohësi i çështjeve të sigurisë Ramadan Qehaja, tha se Serbia synon që ta shfrytëzojë “mësymjen” e Rusisë në Ukrainë për bërë lëvizje të forcave në veri të Kosovës.

Qehaja theksoi se Serbia tani duhet të përcaktohet se cilën anë e mban.

Sipas tij Serbia do të mund të tentoj përdorimin e forcave për një ”blic-krig” ushtarak deri në lumin Ibër.

“Ne në vazhdimësi jemi duke u ballafaquar me ndikimin rus përmes partnerit të saj strategjik – Serbisë. Me përshkallëzimin e situatës në Ukrainë, Serbia do të detyrohet që të përcaktohet se ku e mban anën, vendim ky jo i lehtë i tyre. Megjithatë, Serbia do të synoj që të shfrytëzoj ”mësymjen” ruse në Ukrainë për të bërë lëvizje të forcave në veri të Kosovës sipas metodologjisë dhe qasjes tani më të aplikuar nga Federata Ruse në rajonet ukrainase Luhansk dhe Donjetsk”.

“Si mund të bëhet kjo? Serbia do të mund të tentoj përdorimin e forcave për një ”blic-krig” ushtarak deri në lumin Ibër duke krijuar një situatë faktike të re në terren, duke shfrytëzuar fokusin ekzistues perëndimor në Ukrainë dhe duke krijuar një rrethanë favorizuese në bisedimet e ardhshme, kuptohet në funksion të ndarjes së Kosovës”.

https://www.facebook.com/ramadan.qehaja.908/posts/1338200616684256

Të ngjashme