Qelaj: E kundërligjshme mbyllja e reparteve të psikiatrisë në spitalet regjionale, të ndryshohet Ligji për Shëndetin Mendor

Prishtinë | 10 Sht 2024 | 15:21 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Vetëvrasjeve, ka bërë thirrje për ndryshime dhe plotësime të domosdoshme të ligjit për shëndetin mendor.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Qelaj ka thënë se kanë bërë një hetim lidhur me shërbimet e shëndetit mendor që ofrohen personave mbi moshën 65 vjeç dhe se del se ka çështje problematike që lidhen me respektimin e të drejtave që i ka secili qytetarë për marrjen e shërbimeve në shëndetin publik.

Ai ka shtuar se çështja e vetëvrasjeve është një problematik që lidhet me shëndetin mendor, dhe se shërbimet që ofrohen për këtë çështje duhet që të përmirësohen.

“Nevoja për me ndryshuar dhe plotësuar Ligjin për Shëndetin Mendor është e domosdoshme. Ne kemi pasur një hetim lidhur me shërbimet e shëndetit mendor që ofrohen personave mbi moshën 65 vjeç dhe aty kemi kuptuar shumë situata ose shumë çështje problematike që lidhen me respektimin e të drejtave që i ka secili qytetarë për marrjen e shërbimeve në shëndetin publik. Çështja e vetëvrasjeve është një problematik që lidhet me shëndetin mendor, mendoj që shërbimet duhet që të përmirësohen në këtë fushë, coftë në parandalim, në evitim edhe në mbrojtje të rasteve ku veç identifikohen rastet e mundshme të vetëvrasjes. Unë nuk e di për sa i përket ligjit të veçante nëse ka ndonjë rast dikun tjetër dhe praktiken e cilit shtet e kanë zbatuar, nuk munden as të prononcohem në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Qelaj.

Avokati i Popullit ka thënë se statuti i ShSKUK-së i cili parasheh mbylljen e reparteve të psikiatrisë në spitalet regjionale ka edhe elemente diskriminuese pasi disa qytetarë për shkak të distancës mund të mbesin pa i marrë shërbimet. Për këtë, Qalaj ka thënë se është në kundërshtim me vetë Ligjin për Shëndetin Mendor.

“Por që e din një fakt që ne kemi reaguar tek statuti i SHSKUK-së dhe organizimi brenda ShSKUK-së ku ka paraparë mbylljen e reparteve të psikiatrisë në spitalet regjionale. Kemi konsideruar se kjo nuk i shërbehen interesit më të mirë të qytetarëve dhe ofrimin e shërbimeve sa ma afër qytetarëve. Në anën tjetër kemi konstatuar që mund të ketë edhe elemente diskriminuese sepse disa qytetarë për shkak të distancës për më marr një shërbim shëndetësor mund të kenë të pa mundur një gjë të tillë dhe se mbyllja e këtyre reparteve është në kundërshtim me vetë ligjin për shëndetin mendor. Ky ligj në kuadër të organizimit të shëndetit publik përcakton edhe sektorin parësor, dytësor edhe terciar të ofrimit të shërbimeve shëndetësore në aspektin e psikiatrisë”.

“Kemi pa një gatishmëri të jashtëzakonshme të Ministria e Shëndetësisë gjë që është inkurajuese, është rast i veçante. Ata kanë kërkuar nga ne një takim dhe bisedë e sipër kanë qenë shumë të gatshëm që me ndryshuar statutin e ndryshuar, tash më edhe me harmonizuar me ligjin. Edhe pse ne këtë rast e kemi dërguar në vlerësim në Gjykatën Kushtetuese sa i përket fakti së sa është në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë ai.

Të ngjashme