Qelaj i shqetësuar që fëmijët po përdorin alkool, kërkon që të kenë shoqërues

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 12:40 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka miratuar strategjinë për të Drejtat e Fëmijëve 2019-2023 dhe planin e veprimit 2019-2021, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se me anë të këtij dokumenti po bëhet përpjekje që të mbrohen fëmijët.

“Me anë të këtij dokumenti synohet të bëhet politike gjithëpërfshirëse në kuadër të reformimit të arsimit dhe të bëhet përpjekje maksimale për mbrojtje të fëmijëve”.

Kurse zëvendësministri i Drejtësisë Lirak Qelaj, u shpreh i shqetësuar se fëmijët po frekuentojnë lokalet ku konsumohet alkooli. Ai ka kërkuar që ata të kenë shoqërues kur të dalin në qytet pasë orës 21:00.

“Dua të shpreh një shqetësim, ne duhet të marrim disa masa për të mbrojt fëmijët sepse ata po frekuentojnë lokale ku po shërbehet alkool”.

“Ne duhet të marrim masa për fëmije dhe adoleshent që enden ne qytet pas orës 21:00 pa ndonjë kujdestar ose prind”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2335860133363406/

Të ngjashme