Shkencëtarët kanë krijuar inde sintetike të cilat rindërtohen në cilëndo pjesë të trupit, kanë treguar studimet e fundit.
Hulumtuesit kanë zhvilluar një përbërës të ri që imiton instruksionet e AND-së për qelizat që të shndërrohet në inde të ndryshme.
Duke përdorë këtë metodë, Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, ia ka dalë që të shtyjë këto qeliza që të zhvillohen në struktura dhe ngjyra të ndryshme, proces ky që ndodh në fazat fillestare të zhvillimit natyral të embrioneve.
Ky nivel i kontrollit të krijimit të kësaj forme komplekse biologjike, është një indikator që shkencëtarët mund të ndalojnë printimin 3D të organeve dhe mund t’i zhvillojnë ato në mënyrë natyrale.