Një person është arrestuar me dyshimin se qëllimisht ka rrokullisur traktorin e tij, duke rrezikuar zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës që po ia konfiskonin drunjtë e prerë ilegalisht.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zebincë të Novobërdës, më 26.09.2019, në orën 20:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar i cili qëllimisht kishte devijuar traktorin e tij e më pas e ka përmbysur në një përrua ku i kishte rrezikuar zyrtarët e APK-së. I dyshuari atë veprim e kishte bërë pasi zyrtarët e Agjensionit të Pyjeve të Kosovës kishin vendosur të ja konfiskonin një sasi të druve të ngarkuar në rimorkion e traktorit të cilat kishte qenë duke i transportuar në mënyrë ilegale. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.