Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, thotë se shefi i shtabit të mbrojtjes të vendit është qëlluar me armë zjarri pas trazirave në rajonin verior të Amhara.
Ai u shfaq në televizion i veshur me uniformë ushtarake, Abiy tha se edhe disa zyrtarë ishin të vrarë në një sulm në kryeqytetin rajonal të Amhara Bahir Dar.
Më parë qeveria tha se kishte pasur një “tentim për grushtshtet” në Amhara.
Raportet thonë se interneti ka rënë në vend.
Banorët në Bahir Dar raportuan se dëgjuan të shtëna të mëdha armësh.
Departamenti amerikan i shtetit tha se ishte gjithashtu në dijeni për krismat e pushkëve në kryeqytetin kombëtar Addis Abeba.
Ahmed u zgjodh kryeministër vitin e kaluar dhe ka luftuar shtypjen politike në Etiopi duke liruar të burgosurit politikë, duke ia hequr ndalimet për partive politike dhe hoqi ndjekjen penale të zyrtarëve të akuzuar për abuzime të të drejtave.