Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi qëlluan me armë natën e Vitit të Ri në Bulqizë.
Të rinjtë kishin qëlluar me armë nga një automjet që i kishin hequr targat.
Policia thotë se të arrestuarit janë Alban Lika 25 vjeç, Ernis Lika 20 vjeç dhe Arbër Lika 18 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur 23-vjeçari me iniciale Gj.S. Në vendngjarje grupi hetimor gjeti 19 gëzhoja, kurse automjeti u gjet i braktisur prej tyre në një lavazh.
Mësohet se ata qëlluan me armë në Sanxhak, pranë vendit ku vdiq 16-vjeçari me iniciale K.GJ. Adoleshenti humbi jetën natën e ndërrimit të viteve. Ai u dërgua në spital pa shenja jete nga prindërit e tij, raporton tvklan, transmeton Klan Kosova.
Sipaskëtyre të fundit, djali i tyre kishte hipur në tarracën e shtëpisë për të plasur fishekzjarret dhe më pas u gjet pa jetë me një dëmtim në kokë.
Nuk dihet nëse këto dy ngjarje kanë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa Policia e Lezhës sqaron se të arrestuarit akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe prishje të rendit e qetësisë publike.