Qemajl Aliu voton: Ftesë për pjesëmarrje masive

Prishtinë | 12 Tet 2025 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Aliu theksoi rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për të ardhmen e komunës.

“Procesi është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Komunës sonë. Ju ftoj të gjithëve të dilni sa më masivisht dhe t’i zgjedhni ata që duhet t’iu udhëheqin për katër vitet e ardhshme,” tha Aliu.

Të ngjashme