Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi priti në takim ministrin e Inovacionit, Muzafer Shala ku diskutuan për zhvendosjen e qendrës së trajnimeve të Telekomit në Prizren, raporton Ekonomia Online.
Istrefi, tha se në takim me ministrin Shala e njoftoi për gjendjen në Telekom si dhe për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve.
“Diskutuam që ministria e Inovacionit ka mundësi të na mbështet në ide të ndryshme që kemi Qendrën e Zhvillimit dhe Trajnimit kemi mbi 74 programe të akredituara, diskutuam ta arrijmë t’i komercialozojëm dhe mundësinë që Qendra Inovative për Trajnim në Prizren që bashkë me ministrinë të krijojmë një marrëveshje që ajo hapësirë të mundësohet edhe për Telekomin e Kosovës që do të ketë të shfrytëzohen që këto programe të certifikohen dhe të krijohet mundësi punësimi edhe në tregun vendor dhe ndërkombëtar”, tha ai.
Istrefi tha se kjo është një mundësi e mirë edhe për punëtorët edhe për qytetarët, raporton EO.
“Kemi një qendër aktualisht në shfrytëzim me qira në Prishtinë, dhe ku të gjitha regjionet vijnë dhe kryejnë trajnimet këtu, ndërsa hapësira me të cilën na është ofruar në Prizren ku për metër katror është 0.50 cent, për qira në këtë qendër trajnim. Është një mundësi e mirë për gjithë punëtorët e Telekomit ta komercionalziojmë programet. Të përfitojnë edhe punëtorët e Telekomit edhe gjithë qytetarët e Kosovës”, u shpreh Istrefi.
“Më e kërkuara për momentin edhe te studentët edhe te qytetarët është pjesa e CISCO ose Microsot ne këto programe veç i kemi të akredituara dhe jemi të interesuar që ta arrijmë të krijojmë mundësi të gjithë qytetarëve të aplikojnë, çmimet janë simbolike”, tha Istrefi.
Ministri në detyrë i Inovacionit, Muzafer Shala, tha se edhe përkundër lajmeve jo të mira dhe problemeve në Telekom, vërehet një përmirësim.
Nga këtu ai foli për sfidat dhe punë e ministrisë që drejton, duke shtuar dhe 74 programet e trajnimit të Telekomit do tu mundësonin të rinjve të aftësohen për tregun e punës.
“Më vjen mirë për vizion që kanë se qysh munden me u zgjedh problemet për shkak se Telekomi ka pas lajme jo të mira, por kohët e fundit është vërejtur një përmirësim të asaj pavarësisht problemeve që dalin gjatë rrugës”.
“Si ministri e Inovacionit synime strategjike është përmirësimi është forcimi i talentit te të rinjtë duke pas parasysh që Kosova ka një numër vetëm në shkollën fillore dhe të mesme ka 330 mijë të rinjët që është në potencial që në raport me shtetin e Maqedonisë është një potencial që mundet me u kthyer në drejtimin e ofrimit të shërbimeve jashtë vendit për Teknologji Informative. 74 programe të trajnimit është mundësi që me ndikuar direkt në forcimin e talentit të rinjëve”.
“Ministria e Inovaciont vazhdimisht ka përkrah Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve që është në Prizren, prandaj ne diskutuam që një pjesë e këtyre trajnimeve me u bart në Parkun e Inovacionit të Trajnimeve në Prizren”.
“Kjo është një mundësi e mirë e bashkëpunimit shumë e mirë ndërmjet Ministrisë së Inovacionit dhe Telekomit të Kosovës, gjitha këto mundësi janë dhe në ta ardhmen të ketë një lëvizje në këtë bashkëpunim”, tha ministri.