Qendra mjekësore e Lluzhanit prej 12 ditësh pa ngrohje

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Punëtorët shëndetësorë të Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) në fshatin Lluzhan të Podujevës ishin mbledhur rreth një ngrohjeje elektrike në dhomën e intervenimit. Aty po i ngrohnin duart në këto ditë të ftohta dimri, pasi ngrohja qendrore e objektit është prishur para 12 ditëve.

Prej para festës së fundvitit, as pacientët nuk kanë marrë asnjë infuzion aty për shkak të temperaturave të ulëta, edhe pse ky shërbim u është ofruar nga stafi. Por për pacientët ka qenë e pamundur të qëndrojnë të shtrirë për rreth dy orë, sa mund të zgjasë marrja e një infuzioni. Njëra nga punëtoret e kësaj qendre, që nuk deshi t’i përmendej emri, ka treguar për vështirësitë me të cilat po përballen qe gati dy javë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme