Vdes i aksidentuari në fshatin Lluzhan të Podujevës

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

I aksidentuari  dje në fshatin Lluzhan të Komunës së Podujevës ka vdekur në repartin intensiv të QKUK-së.

Për shkak të lëndimeve të rënda, viktima nuk ka arritur të mbijetojë.

“Në lidhje me rastin me datën 06.03.2019 viktima mashkull K/Shqiptar i cili për shkak të lëndimeve ka qenë i shtrirë në repartin e kujdesit intensiv në QKUK ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme