​Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve: Infeksionet kërpudhore po përhapen me ritëm alarmues

Prishtinë | 26 Mar 2023 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Një infeksion mykotik vdekjeprurës, që është i vështirë për t’u trajtuar, po përhapet me një ritëm “alarmantë” në SHBA.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), njerëzit e shëndetshëm nuk janë në rrezik nga infeksioni i quajtur Candida auris.

Por, ata me sistem imunitar të dobët, ose ata që përdorin pajisje mjekësore si ventilatorë ose kateter, mund edhe të humbin jetën.

Shumica e rasteve të testuara ishin imun ndaj trajtimit anti-mykotik dhe për këtë arsye CDC e ka quajtur atë një “kërcënim urgjent të rezistencës antimikrobike”.

Simptomat:

Simptomat më të zakonshme janë ethet dhe të dridhurat që nuk përmirësohen pas trajtimit. Infeksioni u raportua për herë të parë në SHBA në vitin 2016, por rritja më e shpejtë e rasteve u raportua nga viti 2020 deri në vitin 2021.

Shqetësimet në rritje:

Një tjetër arsye shqetësuese ishte shtimi i rasteve që u bënë “rezistente ndaj ekinokandinave” që është ilaçi antimykotik më i rekomanduar për trajtimin e infeksionit.

CDC ia atribuon rritjen e numrit të rasteve të raportuara me parandalimin e dobët të infeksionit në institucionet e kujdesit shëndetësor.

Të ngjashme