Qendra për personat e riatdhesuar bëhet me kënd lojërash

Prishtinë | 30 Nën 2017 | 15:56 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme,Flamur Sefaj i shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm i MPB-së, Lulzim Ejupi, kanë vizituar Qendrën e Akomodimit të personave të riatdhesuar, ku është
bërë inaugurimi i këndit të lojërave në këtë qendër.

Ky projekt, i cili është në kuadër të mbështetjes së procesit të ri integrimit të personave të riatdhesuar, është i mbështetur nga qeveria e Gjermanisë, konkretisht nga GIZ.

Në këtë rast, ministri Sefaj e falënderoi shefin e GIZ, James Macbeth Forbes, për mbështetjen e vazhdueshme që po bën në procesin e ri integrimit të personave të riatdhesuar.

Ndërsa, Forbes premtoi ministrin Sefaj se mbështetja e qeverisë gjermane do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme