Qendra Seizmologjike Europiane: Kosova është e rrezikuar nga tërmetet

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 11:17 | Nga

Me dhjetëra tërmete kanë ndodhur muajt e fundit në vendet e Mesdheut. Vetëm ditën e kaluar ranë dy tërmete të njëpasnjëshme në Turqi, ndërsa para disa ditësh një lëkundje e fortë tërmeti është regjistruar sërish në Italinë Qendrore mëngjesin e së dielës. Sipas të dhënave tërmeti ka patur një fuqi prej 6.1 ballësh. Qendra Seizmologjike Evropiane-Mesdhetare ka thënë se edhe territori i Kosovës bën pjesë në zonën ku rreziku seizmik është i madh.

Qendra Seizmologjike Evropiane-Mesdhetare (CSEM-EMSC)tha për Gazetën Express se sa i përket Kosovës, vendi është pjesë e rajonit të Ballkanit, ku rreziku seizmik është i madh.

“Prandaj, një tërmet si ato në Itali ka mundësi të ndodhë gjatë një periudhe të gjatë kohore, por askush nuk e di nëse do të ndodhë nesër apo pas një shekulli.” thuhet në përgjigje.

Qendra Seizmologjike në fjalë ka shpjeguar se sipas kontekstit global arsyeja që po bien tërmete në këtë periudhë është se po ndodh përplasja mes pllakave afrikane që lëvizin drejt veriut me ato euro-aziatike.

Megjithatë ajo ka thënë se ende nuk ka një konfirmim se a ekziston një lidhje midis tërmeteve në Itali me tërmetet që ranë në Maqedoni e Turqi.

Tërmeti i fundit i regjistruar në Kosovë është në muajin shtator, ndë

rsa vetëm muajin e kaluar me dhjetëra tërmete ranë në Maqedoni, Mali i Zi, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Itali e Turqi.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme