Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka thënë se me platformën e kësaj ministrie brenda një periudhe dhjetëvjeçare do të krijohen 50 mijë vende punë në IT.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se qendrat inovative do të kenë shtrirje në tërë Kosovën.
“Kemi paraparë që t’i kemi 15 qendra të inovacionit brenda katër vjetësh, po ashtu kemi paraparë t’i kemi 5000 start up biznese inovative për një periudhë dhjetëvjeçare, kurse 1 800 sosh vetëm për katër vjetët e ardhshëm”, ka thënë Shala.
Në këtë intervistë Shala ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke theksuar se PDK-ja në këto zgjedhje do të dalë partia e parë.