Qendrat për Punë Sociale sfidë kryesore kanë kapacitetet e pakta për strehimin e fëmijëve, ku ekziston vetëm një OJQ që strehon fëmijët dhe që është e specializuar për këtë gjë. Ndërsa, strehimoret tjera që janë për viktimat e dhunës mund të strehojnë vetëm një moshë të caktuar të fëmijëve dhe nuk mund të strehojnë fëmijët djem të moshës mbi 12 vjeçare.
Këto janë disa gjetje të raportit “Analiza e nevojave mbi kapacitetet e qendrave për punë sociale në fushën e promovimit dhe mbrojtjes së fëmijëve”, raport i cili është publikuar sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Ky raport është financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është implementuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës në partneritet me Handikosin.