BE: Qendrat për regjistrimin e migrantëve në Greqi dhe Itali të stërngarkuara

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 15:59 | Nga

Revizorët e Bashkimit Evropian (BE) thonë se qendrat të cilat janë të vendosura në Greqi dhe Itali për regjistrimin e shpejtë të migrantëve janë të stërngarkuara dhe se urgjentisht nevojiten më shumë ekspertë, veçmas për ndihmë ndaj fëmijëve.

Në raportin e shpallur të martën, revizorët theksojnë se nevojiten edhe dy qendra, të njohura si “pika të fokusit”, për trajtimin e migrantëve në Itali dhe se objektet të cilat janë vendosur në ishujt grekë ku arrijnë migrantët nga Turqia doemos duhet të përmirësohen.

Bëhet e ditur se në Greqi edhe më tej në “pikat e fokusit” ende më shumë migrantë vijnë se shkojnë dhe se janë seriozisht të stërngarkuara.

Theksojnë se disa fëmijë mbahen në “kushte restriktive” më shumë se tre muaj.

Revizorët e BE-së bëjnë të ditur se “pikat e fokusit” në Greqi dhe Itali janë të disenjuara të përpunojnë rreth 8.000 persona, porse në praktikë merren me rreth 15.000 dhe 16.000.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme