Pas pak orësh pritet të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë Hoti, ku do të marr vendime për masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Në këtë mbledhje, qeveria do t’i obligojë qendrat tregtare në Kosovë të punojnë me orarin 05:00-21:00, raporton sinjali.
Me këtë orar, qendrat tregtare obligohen t’i përmbahen manualit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Obligohen të gjitha qendrat tregtare në territorin e Republikës së Kosovës të ushtrojnë veprimtaritë tregtare prej orës 05:00 të mëngjesit deri në orën 21:00, duke zbatuar në përpikëri kushtet sipas Manualit për mbrojtje nga COVID-19, e mbi të gjitha mbajtjen e detyruar të maskave dhe krijimin e kushteve për distancë fizike të konsumatorëve.